Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 7 tetorit grumbullimin

Futboll

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 7 tetorit grumbullimin

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 16:22
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën e 7 tetorit grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Çekisë (“Epet Arena”, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi”, 14 tetor, 18:00) që do të luhen në transfertë.

Kuqezinjtë do të grumbullohen në Tiranë nga nesër, ku do të stërviten deri ditën e enjte e më pas do të udhëtojnë drejt Pragës.

Grupi pritet të kompletohet ditën e hënë, pasi të gjithë futbollistët e thirrur të kenë përfunduar impenjimet me ekipet respektive.

Më poshtë, po ju njohim me programin paraprak mediatik dhe stërvitor të kombëtares kuqezi për këto dy ndeshje të Ligës së Kombeve.

Të gjitha oraret dhe aktivitetet janë të përcaktuara sipas axhendës paraprake, ndërkohë që si zakonisht ky program mund të jetë subjekt i ndryshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat