Malisheva e kryetrajnerit Bekim Isufit nuk ka të ndalur në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore me rezultat 3:1 në konak të Suharekës.
Pikë me peshë të madhe për Malishevën, dhe në anën tjetër, zhgënjim të Suhareka.
Suhareka ka avancuar me golin e Zekës në minutën e 9-të.
Më pas ndodhi përmbysja dhe gjithçka për 4 minutat në pjesën e dytë.
Veliu ka baruar në minutën e 60-të dhe Bunaku në të 64-tin shënoi për 1:2.
Hazrollaj në minutën e 83-të realizoi nga penalltia për 1:3.
Malisheva kryeson me 17 pikë dhe Suhareka bie në vend të gjashtë me 13 sosh.