Malisheva e Bekim Isufit nuk ka të ndalur, përforcon kreun e tabelës

Futboll

Malisheva e Bekim Isufit nuk ka të ndalur, përforcon kreun e tabelës

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2024 Në ora: 16:55
Malisheva

Malisheva e kryetrajnerit Bekim Isufit nuk ka të ndalur në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore me rezultat 3:1 në konak të Suharekës. 

Pikë me peshë të madhe për Malishevën, dhe në anën tjetër, zhgënjim të Suhareka.

Suhareka ka avancuar me golin e Zekës në minutën e 9-të. 

Më pas ndodhi përmbysja dhe gjithçka për 4 minutat në pjesën e dytë.

Veliu ka baruar në minutën e 60-të dhe Bunaku në të 64-tin shënoi për 1:2.

Hazrollaj në minutën e 83-të realizoi nga penalltia për 1:3.

Malisheva kryeson me 17 pikë dhe Suhareka bie në vend të gjashtë me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat