Llapi i Podujevës dhe Ballkani i Therandës i ndajnë pikët (0:0).
Ndeshje që u zhvillua nëpër mot me shi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Të dy ekipet dhanë maksimumin por sulmuesit nuk u treguan efektiv për faktin se edhe fusha ishte e papërshtatshme shkaku i reshjeve të shiut.
Ballkani zë vendin e dytë me 14 pikë sa ka edhe Llapi në të tretin pas javës së 8-të të elitës së futbollit të Kosovës.