Muja shënon përsëri gol në Superligën turke

Futboll

Muja shënon përsëri gol në Superligën turke

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 17:22
Arbnor Muja

Arbnor Muja është një emër i “harruar” në listën e Kombëtares shqiptare pasi nuk ftohet nga trajneri Silvinjo thuajse prej një viti, më saktësisht që nga nëntori i 2023.

Gjithçka përkoi me kalimin e tij nga Antverpa në Belgjikë te Samsunspor në Turqi dhe fakti që lojtari u ambientua me vështirësi në klubin e ri.

Por duket se në këtë sezon, Muja po kthehet pak nga pak përsëri në ritmin e tij të zakonshëm, ndonëse për momentin mbetet jashtë planeve të Silvinjos. Sot anësori i sulmit kuqezi ka gjetur përsëri rrjetën në kampionatin turk, me një gol spektakolar.

Në minutën e 59 të takimit, Muja u shfaq në zonë në të majtën dhe lëshoi një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar, duke barazuar shifrat në 1-1.

Ky ishte goli i dytë i shënuar nga sulmuesi shqiptar në këtë sezon, teksa ka dhënë edhe një asist, në 8 ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat