Ashtu siç pritej, përveç Romelu Lukakut, edhe Kevin De Bruyne do të mungojë në angazhimet e tetorit të planifikuara me kombëtaren belge.
Trajneri aktual, Domenico Tedesco, zbuloi se ylli i Manchester Cityt ka kërkuar me vullnetin e tij të lirë që të përjashtohet nga ndeshjet e ardhshme të Belgjikës për shkak të një dëmtimi të pësuar në Champions League kundër Interit. 33-vjeçari ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të City-t.
“Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me Kevin. Ai kërkoi të kalonte këtë muaj dhe gjithashtu nëntorin, në mënyrë që të kujdeset për trupin e tij”. Pas kësaj, trajneri 39-vjeçar është ndalur tek shkaqet e këtij problemi fizik:
"Kalendari është bërë edhe më i ngjeshur për shkak të Botërorit për Klube. Për këtë arsye ai nuk është prezent tani dhe në nëntor.
Por kur të jetë me të vërtetë e rëndësishme, ai do të jetë atje”.
Ja lojtarët e grumbulluar për Nations League:
Portierë: Koen Casteels, Matz Sels, Maarten Vandevoordt.
Mbrojtësa: Timothy Castagne, Zeno Debast, Maxim De Cuyper, Wout Faes, Arthur Theate, Koni De Ëinter, Sebastiaan Bornauë, Matte Smets.
Mesfushorë: Amadou Onana, Orel Mangala, Youri Tielemans, Arne Engels.
Sulmuesa: Johan Bakayoko, Jérémy Doku, Charles De Ketelaere, Dodi Lukebakio, Loïs Openda, Malick Fofana, Cyril Ngonge, Leandro Trossard.