Xherdan Shaqiri tregon muskujt në Zvicër 

Futboll

Xherdan Shaqiri tregon muskujt në Zvicër 

Nga: K.Goca Më: 6 tetor 2024 Në ora: 18:30
Xherdan Shaqiri - majtas, feston me shokë

Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri, ish reprezentues i Zvicrës, sot ka treguar “muskujt” në Kampionatin e Zvicrës.

Baseli para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 1:0 Young Boysin në kuadër të javës së 9-të. 

Xherdan Shaqiri është protagonist i fitores, duke asistuar në minutën e 52-të kur shënoi Barishiq. 

Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 72-të.

Krahas Shaqirit titullar është paraqitur edhe Leon Avdullahu i cili është ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 42-të. 

Mysafirëve iu komplikua puna në minutën e 40-të, Lapuer është përjashtuar me karton të kuq.

 Taulant Xhaka futet në minutën e 77-të në fitoren e Baselit. 

Në fund të ndeshjes, Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë. 

Pas javës së nëntë, Luzern kryeson me 18 pikë, pasojnë Zurich me 18, Lugano 18, Servette 17, St. Gallen 14, Baseli 13, Sion 12, Yverdon 9. Grasshoppers 8., Lausanne 8, Winterthur 7 dhe Young Boys 6 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat