Shënoi golin e parë me fanellën e Espanjyol

Futboll

Shënoi golin e parë me fanellën e Espanjyol

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 18:33
Marash Kumbulla

Marash Kumbulla la shenjë në fitoren e djeshme të Espanyolit ndaj Mallorcas,, teksa shënoi në suksesin 2-1 golin e parë për ekipin e tij. Ky ishte goli i parë i Kumbullës në kampionatin spanjoll ndaj padyshim kishte një shije të veçantë për mbrojtësin kuqezi.

Vetë lojtari ka dashur ta festojë këtë gol edhe me postime në rrjetet sociale, teksa u drejtohej tifozëve të skuadrës së tij të re.

“E kisha ëndërruar kështu, gol me këto ngjyra përballë publikut tonë. Një emocion që do të mbaj me vete përgjithmonë”, shkruante mbrojtësi i Kombëtares shqiptare i cili është kthyer të bëhet pjesë rregullisht e grumbullimeve të kuqezinjve.

Ai ishte titullar në ndeshjet e shtatorit si pasojë e mungesës së Gjimshitit ndërsa mbetet të shihet nëse do të ruajë këtë pozicion në hierarkinë kuqezi edhe në takimet e tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat