Chelsea lëshon hapin, ndalet në barazim nga Nottingham Forest

Futboll

Chelsea lëshon hapin, ndalet në barazim nga Nottingham Forest

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Asgjë më shumë se një pikë në “Stamphord Bridge” për Chelsean.

Nottingham Forest nuk i ka lejuar londinezët t’i afrohen kreut, pasi e ndalën në barazim 1-1, njofton Klankosova.tv.

Chris Wood i kaloi mysafirët në epërsi, katër minuta pasi nisi pjesa e dytë, kurse “Blutë” u kthyen në lojë 480 sekonda më vonë, me realizimin e Noni Madueke.

Por kjo ishte e tëra sa i përket këtij ballafaqimi, pasi me nga një gol për skuadër, u mbyll i gjithë takimi, raporton Klankosova.tv.

Pas këtij barazimi, Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 14 pikë, katër më pak se lideri, Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat