Pol Pogba mund të marrë së shpejti zyrtarisht përgjigjen nga KAS i Lozanës për çështjen e pezullimit të tij me doping.
Mesfushori francez pritet të shohë të reduktuar dënimin e tij katërvjeçar në 18 muaj, gjë që do të bëjë të mundur kthimin në fushat e lojës që në mars.
Lojtari është ende nën kontratë me Juventusin dhe shumëkush mendonte se mund të bëhej përsëri pjesë e bardhezinjve më të cilët ka marrëveshje deri në verën e vitit 2026.
Por deklarata e sotme e drejtorit sportiv Kristiano Xhuntoli, i mbyll derën në mënyrë indirekte një kthimi të Pogba.
“Ne presim vendimin përfundimtar të KAS-it dhe më pas do të marrim një vendim. Ai ka qenë një lojtar i madh, por është bërë shumë kohë që është i ndalur”, tha Xhuntoli.