Nico Williams “injoron” Barçën: I lumtur te Bilbao

Futboll

Nico Williams “injoron” Barçën: I lumtur te Bilbao

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 19:36
Nico Williams

Nico Williams, anësori i majtë spanjoll që këtë verë përfundoi në vorbullën e thashethemeve që e panë atë praktikisht të Barcelona me Lamine Yamal, ka mbetur te Athletic Bilbao dhe është i lumtur.

“Jam i lumtur në Bilbao, vendosa të qëndroj këtu. Është e pabesueshme të shohësh se çfarë ndodhi në ndeshjen e Europa League kundër AZ”.

Për Mbappé dhe Dembélé: "Ata janë lojtarë dhe referencë e shkëlqyer për mua. Ata janë unikë, kanë një aftësi të jashtëzakonshme driblimi, shpesh e sjell lojën e tyre në lojën time, përpiqem të kopjoj lëvizjet e tyre. Është mirë të mësoj nga më të mirët”.

Për finalen e Europa League në San Mames në 2025: "Po, do të ishte shumë mirë të fitonim. Për më tepër, finalja është në shtëpi.

As që mund ta imagjinoj se si do të ishte Bilbao nëse do ta fitonim atë titull evropian, sepse do ta bënim Athletic edhe më të njohur në mbarë botën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat