Rekord i ri nga Lewandowski

Futboll

Rekord i ri nga Lewandowski

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 19:44
Lewandowski e Yamal

Robert Lewandowski është një nga lojtarët më në formë të momentit në 5 ligat kryesore europiane. Ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë dy asiste deri tani në La Liga.

Barcelona është me fat që ka një sulmues të kalibrit botëror, i cili nuk di të plaket kurrë, aq sa e vërtetoi sot me tripletën personale kundër Alavesit.

Polaku vendosi rekord në La Liga. Me tripletën e tij të shënuar brenda 31 minutash, ai vendosi emrin e tij në librin e rekordeve të kampionatit spanjoll si tripleta më e shpejtë në transfertë në historinë e La Ligës.

Forma e tij është e shkëlqyer këtë sezon dhe me siguri që shifra të tilla do të regjistrojë edhe në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat