Sfida mes Gironas dhe Atletik Bilbaos rezultoi një çmenduri e vërtetë në La Liga këtë të diel. Gazaniga, portieri i Gironas, që fitoi 2:1 përballë Bilbaos, priti 3 penallti ndaj këtyre të fundit.
Fillimisht në pjesën e parë, ndali Berenguer. Më pas në të dytën, priti dy herë rresht penalltinë e dytë në favor të Atletik Bilbao. Kjo për shkak se gjithçka u përsërit.
Dukej se sfida po shkonte drejt barazimit, por jo.
Në minutën e 99-të, Girona shënon pikërisht me një penallti duke siguruar fitoren në shtëpi. Ironia e fatit kjo për Bilbaon, që nuk shfrytëzoi mundësitë.