Mesfushori kuqezi dy ndeshje radhazi pa minuta

Futboll

Mesfushori kuqezi dy ndeshje radhazi pa minuta

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 19:52
Kristjan Asllani

Hera e parë dhe e fundit që e nisi nga fillimi ishte në 15 shtator.

Kristjan Asllani u zgjodh si titullar nga trajneri Simone Inzagi pë duelin e Serisë A në fushën e Monzës, dhe që nga ajo ditë, shanset I ka pasur fare të pakta.

Barazimi 1-1 dhe kritikat e forta për paraqitjen bënë që Inzagi të mos I jepte të njëjtin besim, edhe pse Interi ia rinovoi kontratën vetëm pak javë më parë.

Në përballjen e fundit të Serisë A, në “San Siro” ndaj Torinos, Asllani ishte në stol dhe nuk pati asnjë minutë në dispozicion, e dyta ndeshje radhazi që ndodh, ndërsa në total këtë sezon ka luajtur vetëm 162 minuta në 9 duele në kampionat dhe në Champions.

Mesatarja është vetëm 18 minuta për ndeshje.

Inzagi ka zgjedhur protagonistë heronj të tjerë dhe heroi ndaj Torinos ishte Markus Turam.

Sulmuesi I Francës ishte autor I të tre golave, në një paraqitje të madhe.

Ai realizoi në minutat 25, 35 dhe 60, ndonëse ndeshja doli tepër e vështirë.

Edhe pse luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 20-të, Torino nuk u dorëzua aspak dhe e vuri në vështirësi kampionen e Italisë.

Realizoi dy gola, Zapata në 36’ dhe Vlashiç në të 87-ën me penallti.

Zikaltërit dominuan plotësisht, me 29 gjuajtje ndaj 7 të miqve, me 80 për qind zotërim topi dhe me goditjet nga këndi plot 14-0.

Gjithsesi, shpërdoruan, ndërsa mbrojtja nuk dha garanci, diçka që Inzagi e pranoi.

“Është fitorja e tretë brenda javës, dhe e dimë sesa të rëndësishme janë këto suksese.

E dimë se duhet të kemi vazhdimësi, dhe se duhet ende të punojmë për të ndrequr disa gjëra që nuk I bëjmë mirë. Këto gabime ndodhën në Udine, ndodhën edhe këtë herë.

Për fat nuk ndodhën në Champions, ndërsa objektivi ynë është të përmirësohemi dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur”,- u shpreh Inzagi.

Inzagi ka të drejtë të shqetësohet sepse ky sezon duket shumë I vështirë, ndonëse Interi I tij është vetëm dy pikë prapa Napolit që kryeson..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat