KF Vizioni KFF ia numëron FC Ferizajt: Qerim Shaqiri pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981-82 kur ju ende keni qenë me libreza te kuqe dhe ylli në ballë të PKJ-së

Futboll

KF Vizioni KFF ia numëron FC Ferizajt: Qerim Shaqiri pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981-82 kur ju ende keni qenë me libreza te kuqe dhe ylli në ballë të PKJ-së

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2024 Në ora: 20:05
Qerim Shaqiri

Klub i futbollit Vizioni i Ferizajt i ka reaguar shkollës së futbollit FC Ferizajt. 

Sipas shkollës së FC Ferizaj, trajneri Qerim Shaqiri e ka kapur një lojtar për fyti.

Vizioni e ka demantuar këtë duke thënë se është shpifje e FC Ferizajt 

“Jemi të indinjuar nga FC Ferizaj në lidhje me ndeshjen e djeshme ndërmjet FC Ferizaj vs KF Vizioni KFF U17

FC Ferizaj si njëri ndër klubet më të vjetra në Kosovë me një përvojë 100 - vjeçare shpik dhe dezinformon opinionin futbolldashës duke sajuar dhe trilluar të pavërteta në kurriz të trajnerit tonë Qerim Shaqiri.

Ndeshja e djeshme filloi me provokime të llojllojshme nga lojtarët e FC Ferizajt të cilët ishin të udhëhequr nga “ trajneri “ i vetëquajtur bodigardi Herton Hoxha i cili që nga fishkëllima e parë e referit filloi duke i provokuar lojtarët tonë e në veçanti lojtarin e kombëtares së Kosovës U16 Erion Topalli dhe i njëjti kërkonte nga lojtarët e FC Ferizajt që t’ia thyejnë këmbët.

Duke e marrë parasysh zhvillimin e ndeshjes kur rezultati ishte në favor tonin i njëjti Herton Hoxha nxori futbollistët që ishin te veshur civil dhe i dërgoi në tribuna që ti fyejnë lojtarët tonë në mënyrën më idioteske për këtë janë dëshmitar prindërit , në ndërkohë nga fyerjet e shumta të cilat vinin në kor referi kryesor Qendrim Vata është detyruar ta ndërpresë lojën për ti zbrazur shkallët e tribunave. 

Nga tensionimi që gjatë gjithë kohës bënte i ashtuquajturi bodigard - trajneri Herton Hoxha ka fyer lojtarët tonë dhe referin kryesor , gjë që është ndëshkuar me karton të kuq dhe se nuk pranonte ta lëshonte fushën , pastaj delegati i ndeshjes është detyruar të intervenoj te referi kryesor për ndërprerjen e lojës 2 minuta para përfundimit .

Bodigardi - “ trajneri “ i apostrofuar pas ndërprerjes së lojës sulmon duke grushtuar referin kryesor.

Situata në këtë moment eskalon kur futbollistët tonë filluan të festonin për fitoren e arritur, ndërkaq lojtarët e FC Ferizajit në krye me “trajnerin” ose përndryshe shembullin e arrogancës nga një kriminel, i sulmojnë lojtarët tonë .

Sulmi nuk ishte vetëm nga lojtarët që ishin në fushë por ishin edhe nga publiku - lojtarët e FC Ferizajt.

Në ato momente ka hyrë në mes trajneri dhe shembulli i futbollit Qerim Shaqiri bashkë me prindërit e lojtarëve të KF Vizioni KFF për ti futur lojtarët tonë në teshatore.

Ndërsa për shpifjet e mjekut kujdestar dhe infermieres ne si klub do të ngremë padi.

Duke e marrë parasysh se një klub çfarë është FC Ferizaj me përvojë 100 vjeçare fut në ndeshje bodigard - “ trajner “të palicencuar dhe këtu shihet serioziteti i një klubi. (Pason raporti në storie)

Se sa për kulturë e edukatë jeni ju te FC Ferizajit që e keni ofenduar lojtarin tuaj francez në baza racore dhe fetare duke i thënë majmun e duke ia fy Zotin e çka jo tjetër …

E për punën e trajnerit , shihet te video me poshtë se si i pamoralshmi flet për moral, jeni ju ata që po e shkatërroni futbollin , e i mësoni fëmijët tuaj se si bëhen shitblerjet e lojëve.

Pavarësisht se fusha e futbollit me bari sintetik është e ndërtuar nga BE për t’u shfrytëzuar nga të gjithë e sidomos për kategoritë e reja , ju FC Ferizaj na e keni pamundësuar që të stërvitemi atje me kategoritë e reja dhe oraret për ekipin e vajzave na e keni caktuar  në ora 6:30 të mëngjesit.

Këtu shihet tendenca që ju nuk dëshironi të ekzistojë klub tjetër përveç juve.

Kujt po i pengon KF vizioni KFF - klub nga i cili çdo ditë po dalin futbollistë dhe futbolliste që po e përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës në të gjitha kategoritë?

Për fund një histori të shkurtër për karrierën e trajnerit tonë Qerim Shaqiri - Rusi, si sportist dhe si qytetar i Ferizajt, me futboll merret që nga viti 1977/78, pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981/82 kur ju ende keni qenë me libreza te kuqe dhe ylli në ballë të PKJ-së, në 1986 nuk i kam shërby shërbimit ushtarak të Ish armatës Jugosllave, i dënuar politik si pjesëmarrës i demonstratave të viteve 1988/89/90 , kur ju jeni mbyll nëpër shtëpitë e juaja dhe nuk keni desht me e prish rahatin e librezës së kuqe.

Sa i përket çështjes humanitare që nga viti i largët 1981 e deri më sot ka dhuruar hiq më pak se 70 litra gjak, gjë që ju edhe urinë nuk keni dhuru për ndonjë nevojtar në qoftë se iu është kërkuar.

Një ndër rrobat e para të cilat kanë mbërri në ZO të Neredimes për UÇK i ka sjellë nga Gjermania, një ndër automobilat e parë që kanë mbërri në ZO të Drenicës është Qerim Shaqiri që e ka dhuru , te gjitha këto janë të dokumentuara.

Ndërkaq sa i përket karrierës futbollistike është trajneri Qerim Shaqiri që i ka lënë dy ligamentet dhe miniskuset në fushën e futbollit të këtij qyteti duke mbrojtur ngjyrat e klubit FC Ferizaj . 

E sa i përket karrierës si trajner dhe moralit te tij tregojn titujt që janë të rreshtuar.

Për fund ju që shitni moral dhe “punoni” për avancimin e të rinjve po i postojmë disa nga marifetet e juaja në dom të futbollit kosovar.
Vazhdojmë me faqe të bardhë dhe me suksese të reja”,
ka reaguar stafi udhëheqës i KF Vizioni KFF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat