Xherdan Shaqiri ia bën të qartë të gjithëve: Nuk e keni parë ende

Futboll

Xherdan Shaqiri ia bën të qartë të gjithëve: Nuk e keni parë ende

Nga: K.Goca Më: 6 tetor 2024 Në ora: 20:48
Xherdan Shaqiri me legjendën e tenisit Roger Federer

FC Baseli thyen krizës e rezultateve duke e mposhtur me rezultat 1:0 Young Boysin, në kuadër të Kampionatit të Zvicrës në futboll. 

“Adrian Barishiq e shndërroi në gol krosimin e Xherdan Shaqirit nga gjuajtja e lirë (52')”, ka shkruar mes të tjera mediumi zviceran “Blick”. 

Xherdan Shaqiri ia bëri të qartë të gjithëve duke deklaruar: “Mendoj se njerëzit i dijnë cilësitë e mia.

Mendoj se kam treguar gjithmonë se kam standarde të mira.

Më vjen mirë që më në fund shënuam sërish sot nga një pozicion krosimi.

Ne e dinim që Young Boys nuk erdhi këtu me vetëbesimin më të mirë.

Sigurisht që ne donim të përfitonim nga kjo.

Sigurisht, kartoni i kuq ndihmoi  por në fund nuk ka rëndësi. Morëm tre pikë, që është gjëja më e rëndësishme.

Shaqirin më të mirë nuk e keni parë ende. Kam ende vend për t’u përmirësuar, dua të kontribuoj edhe më shumë për ekipin. Por ndeshje pas ndeshje ne e kuptojmë njëri - tjetrin më mirë, kjo të bën që të duash më shumë”.

Shaqiri është paraqitur 72 minuta në fitoren e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat