Tirana mposhtet nga Teuta në “Niko Dovana”

Futboll

Tirana mposhtet nga Teuta në “Niko Dovana”

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 21:16
Pamje nga ndeshja

Teuta dhe Tirana kanë luajtur ditën e sotme sfidën e  vlefshme për javën e 8-të të Superiores.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve.

Golat për Teutën u shënuan nga Kruja në minutën e 8’, Torraj në të 74-tën dhe Nasr në minutën e 90-të.

Ndërsa golin e vetëm për bardheblutë e shënoi Ismajli në minutën e 12-të. Në këtë mënyrë, Tirana merr humbjen e parë sezonale pas 6 barazimesh dhe 1 triumfi.

Me këtë fitore Teuta shkon në vendin e 6-të me 13 pikë. Ndërsa bardheblutë e Bledi Shkëmbit mbetet me 9 pikë në vendin e 7-të në tabelën e renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat