Edi Martini: Nuk ishte ndeshja më e mirë e jona

Futboll

Edi Martini: Nuk ishte ndeshja më e mirë e jona

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 21:18
Edi Martini

Teuta dhe Tirana kanë luajtur ditën e sotme sfidën e  vlefshme për javën e 8-të të Superiores.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve. Pas kësaj sfide ka folur trajneri fitues, Edi Martini.

“Ky është rezultati më i mirë, por jo ndeshja më e mirë. Kur fiton 3 pikë je i kënaqur por në pjesën e parë kishim vështirësi. Goli na shpërqëndroi pak. Jam i kënaqur me djemtë dhe fitoren.

Lojtarët nuk ishin në gjendjen e ndeshjeve të tjera pasi sapo janë rikthyer dhe nuk janë stërvitur rregullisht. Lloci mori një karton të verdhë dhe isha në mëdyshje për ta nxjerrë. Me përjashtim të atyre që s’janë stërvitur, pjesa e tjetër ishte mirë.

Goli i Tiranës më dhemb pasi kemi stabilizuar mbrojtjen dhe kemi pësuar më pak. Mbrojtja e mirë është ajo që të ndihmon për të ecur përpara. Tirana na vendosi në vështirësi me Prengën dhe na hapi probleme.

Gjithsesi kur fiton të duket loja e bukur. Po të kisha humbur do të kisha shumë kritika për veten time dhe ekipin. Për fanellat i bëmë nder Tiranës pasi ato që kishin paraqitur ishin të njëjta me tonat”, tha Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat