Vëllaznimi kryeson, Trepça fiton! Liria e Trepça ’89 dëshpërojnë

Futboll

Vëllaznimi kryeson, Trepça fiton! Liria e Trepça ’89 dëshpërojnë

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2024 Në ora: 21:47
Pamje nga ndeshja Rahoveci - Vëllaznimi 1:3

Vëllaznimi i Gjakovës ka një ecuri të mirë në tetë javët e parë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Vëllaznimi kryeson me 19 pikë, ka një më shumë se Drenica e Skenderajt. 

Liria e Prizrenit dëshpëroi si vendas duke luajtur baras (0:0) me Istogun dhe Trepça ’89 pësoi humbje me 1:3 nga Besa e Pejës.

Java e 8-të

Rahoveci - Vëllaznimi 1:3
Mitrovica - Drenica 0:0
Trepça - Rilindja 1974 2:0
Liria - Istogu 0:0
Trepça '89 - Besa 1:3

Vëllaznimi kryeson me 19 pikë, pasojnë Drenica me 18, Trepça 17, Trepça '89 12, Besa 12, Liria 11, Rilindja 1974 9, Istogu 8, Mitrovica 4 dhe Rahoveci 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat