Agim Ademi flet për deklaratën e shumëpërfolur të Zhegrovës

Futboll

Agim Ademi flet për deklaratën e shumëpërfolur të Zhegrovës

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 22:56
Ademi e Zhegrova

Agim Ademi ka folur rreth deklaratës së Edon Zhegrovës, para një javë në një konferencë për Lille.

Zhegrova kishte thënë se thjeshtë ishte vonuar për një takim, dhe se vendimin për përjashtimin e tij e kishte marrë Federata e jo trajneri.

Ademi ka komentuar këtë deklaratë, duke thënë se Zhegrova është i mirëpritur te Kosova gjithmonë.

“Edoni në konferencë tha se FFK-ja e përjashtoi dhe jo trajneri?

Kemi qenë aty bashkërisht.

Ka qenë propozim i trajnerit dhe vendim i përbashkët pastaj. Nuk besoj që nuk ka njeri që e do Zhegrovën te Federata.

Nëse dikush s’e kishte dashur, nëse s’e kishte dashur Agim Ademi atëherë s’do të kishte qenë në kombëtare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat