​Atletico Madrid mbetet pa fitore në minutën e 87-të

Futboll

​Atletico Madrid mbetet pa fitore në minutën e 87-të

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 22:58
Ilustrim

Atletico Madrid ka dështuar të shënojë fitoren e radhës për të shkurtuar distancën me liderin Barcelonën, pas barazimit si mysafir sonte kundër Real Sociedad me rezultatin 1:1.

Goli i parë në stadiumin “Isidro Diaz di Metra” u shënua qysh në minutën e parë kur Julian Alvarez u tregua i saktë, pas asistimit të bashkëlojtarit të tij Antoine Griezmann.

Futbollistët vendës deri tre minuta para fundit të ndeshjes ishin para disfatës së radhës, por nga më e keqja ata i shpëtoi me golin e tij Luka Suçiq, pas asistimit të Mikel Oyarzabal.

Atletico Madrid së bashku me rivalin e madh të qytetit Real Madrid janë ekipet e vetme pa humbje pas pesë xhirosh të zhvilluara në edicionin e ri të garave në La Ligë.

Barcelona prin në tabelë me 24 pikë, pasuar nga Real Madrid me 21 dhe Atletico Madrid me 17 pikë. Real Sociedad renditet në zonën e poshtme të tabelës, përkatësisht në pozitën e 15-të me 9 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat