Deçiqi barazon, Otrant Olimpik pëson humbje 

Futboll

Deçiqi barazon, Otrant Olimpik pëson humbje 

Nga: K.G. Më: 6 tetor 2024 Në ora: 23:07
Deçiqi

Kampioni në fuqi, skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi, ka barazuar (0:0) me Arsenalin në Tivat.

Deçiqi me gjithë angazhimin nuk ia doli që të kthehet me pikë të plota. 

Skuadra tjetër shqiptare, Otrant Olimpik nga Ulqini, zhgënjeu duke pësuar humbje si vendas me 0:1 nga Petrovaci.

Dejan Boljeviq shënoi në minutën e 70-të.

Pas javës së 11-të në Kampionatin e Malit të Zi, Deçiqi renditet në vend të tretë me 17 pikë dhe Otrant Olimpik në të 9-tin me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat