Shkëndija fiton dhe bëhet lidere

Futboll

Shkëndija fiton dhe bëhet lidere

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 23:16
Shkëndija

Në Ligën e Tretë – Veri të Maqedonisë sot janë luajtur ndeshjet e xhiros së katërt. Shkëndija e Haacinës ishte mysafire e Pcinjës, dhe shënoi fitore bindëse 3-0. Erkan Shaip shënoi në minutën e 16-të për 0:1 në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Dario Desnic shënoi për 0:2 në minutën e 60-të, ndërsa Javid Mammootty në minutën e 90-të për finalen 0:3.

Pas kësaj fitore Shkëndija ngjitet në krye të tabelës me 12 pikë, sa ka edhe Euromilk që mposhti minimalishtë Aerodromin 1-0, me gol nga penalltia.

Fortuna luajti me Academia Ilinden, ku Orhan Miftari praktikisht mundi i vetëm me katër gola kundërshtarin, pasi Fortuna triumfoi me 4:1 dhe vetëm Ensar Sulemani shënoi për mysafirin.

Besa Vlazrimi u përball me Rzhanichino ku fitoi 3:0 me golat e Demirit dhe Ajdinit për 2:0 në pjesën e parë dhe Fetait në pjesën e dytë për rezulatin final 3:0.

Kadino ka pritur në shtëpi skuadrën e BVK Konjare, ku mysafirët shënuan fitore me rezultat 1:2. Shaqiri dhe Bishevac ishin golashënues për 0:2 në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Nikolovski shënoi për rezultatin përfundimtar 1-2.

Bashkimi Luboten u përball me GFK Kumanovo, ku rezultati ishte i barabartë (1:1). Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa në pjesën e dytë shënoi Nusret Kurti në minutën e 52-të për 1:0, ndërsa në minutën e 80-të Christian Zlatkovski barazoi në 1:1.

Rinia luajti në fushën e saj vendase me skuadrën e re të ligës së tretë Neë Stars, ku fitoi ndeshjen me rezultat 3:2. Marko Kish shënoi autogol dhe me këtë Rinia pati avantazh dhe në fund të pjesës së parë Kish shënoi gol për 1:1. Në pjesën e dytë, me anë të Petrevskit, mysafiri kaloi në epërsi 1:2, por në fund të ndeshjes Rinia me Ismailin dhe Tairin fitoi me përmbysje 3:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat