Bashkimi e Arsimi fitojnë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Bashkimi e Arsimi fitojnë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 23:18
Bashkimi

Skuadra e Bashkimit ka shënuar fitoren e radhës në kampionat.

Kumanovarët e mposhtën Pobedën e Prilepit me rezultat 3-1, në kuadrin e javës së 7-të të Ligës së dytë, ndeshje e luajtur në stadiumin e qytetit në Gostivar, për shkak të pezullimit të stadiumit të Bashkimit.

Të gjitha golat janë shënuar në fraksionin e parë të lojës. Memetriza Hamza në minutën e 7-të, Husein Demiri në të 17-ën dhe Hebib Saiti në të 45-ën ishin autor të golave për Bashkimin.

Arsimi i Çagranit e mposhti me 3:0 Vardarskin.

Bashkimi pas kësaj fitore ka grumbulluar 16 pikë, sa ka edhe Makedonija GJP në vendin e dytë, ndërsa lider me 17 pikë është Bregallnica që sot mposhti Kozhuvin me rezultat 1-0 në Shtip.

Liga e Dytë, java e 7-të

Bashkimi-Pobeda 3:1
Bellasica-Sasa 2:2
Borec-Skopje 2:2
Bregallnica-Kozhuv 1:0
Detonit P.-Vardar N. 1:1
Makedonija GJP-Osogovo 2:0
Ohrid-Novaci 3:1
Arsimi-Vardarski 3:0

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat