A do të shkarkohet Ten Hag? Kjo është përgjigja e holandezit

Futboll

A do të shkarkohet Ten Hag? Kjo është përgjigja e holandezit

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 10:52
Erik Ten Hag

Pavarësisht zërave për shkarkimin nga bankina e Manchester Unitedit, megjithatë, trajneri Erik Ten Hag është i bindur se do të vazhdojë punën në ‘Old Trafford’.

‘Djajtë e Kuq’ nuk morën më shumë së një pikë në udhëtim tek Aston Villa, sfidë kjo e luajtur fundjavë që lamë pas.

Strategu holandez pas ndeshjes tha se ndihet i qetë dhe se nuk rrezikon shkarkimin.

"Klubi? Ne flasim gjatë gjithë kohës, çdo javë. Jemi të gjithë në bord, së bashku, në të njëjtën faqe. Po punojmë për një projekt afatgjatë. Kemi treguar në dy ndeshje shumë të vështira jashtë fushe se ky është një ekip. Ju mund ta shihni shpirtin”, ka thënë Ten Hag.

Aktualisht Manchester United zë vendin e 14-të në Premier League me vetëm 8 pikë në 7 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat