Klubi i futbollit Liria e ka konfirmuar ndarjen me trajnerin Granit Begolli.
Sot njoftoi se trajneri Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i deritashëm, ndërsa një gjë të tillë e konfirmuan edhe prizrenasit përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Klubi përmes këtij postimi i uron suksese Begollit në të ardhmen pasi e kaloi eksperiencën e dytë në “Përparim Thaçi”, duke shpresuar që ata do të bashkohen përsëri në të ardhmen.
“Pas barazimit të djeshëm me Istogun, kryetrajneri Granit Begolli ofroi dorëheqjen. Sot, kryetari i klubit Valon Osmani dhe bordi e miratuan vendimin e tij. Ne i urojmë Granit Begollit suksese dhe gjithë të mirat në të ardhmen, me shpresën që një ditë rrugët tona do të bashkohen sërish”, shkruan klubi Bardhezi.