Shala e konsideron absurde idenë që letra e kërkimfaljes së Zhegrovës, Muriqit e Muslijës ishte falsifikuar

Futboll

Shala e konsideron absurde idenë që letra e kërkimfaljes së Zhegrovës, Muriqit e Muslijës ishte falsifikuar

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 15:01
Bajram Shala

Menaxheri i kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, e ka hedhur poshtë mundësinë e falsifikimit të nënshkrimeve të Edon Zhegrovës, Arijanet Muriqit dhe Florent Muslijës.

“Ekzistojnë printerat, skanerat…”ka thënë Shala në konferencë për media, duke treguar për mundësitë praktike për të siguruar një letër të tillë me nënshkrime nga tre lojtarët të cilët jetojnë në tre shtete të ndryshme.

“Nuk është asnjë lloj profesionalizmi me u diskutu autenticiteti i nënshkrimeve me njerëz që janë në kamp e që në çdo moment munden me folë…” ka thënë mes tjerash Shala.

Ai tha se këtë mund ta vërtetojnë edhe institucionet përkatëse, por e konsideroi si absurde mundësinë e falsifikimit të nënshkrimit të lojtarëve të cilët tashmë janë në kamp dhe ende pjesë e Kosovës, e të cilët sipas Shalës do të reagonin në çdo moment po ta kuptonin që nënshkrimet e tyre janë falsifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat