Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është në mesin e 11 futbollistëve të javës së nëntë në La Liga.
Kumbulla e realizoi golin e fitores të Espanyolit me rezultatin 2:1 ndaj Mallorcas, të shtunën.
Ai ishte edhe më i vlerësuari i ndeshjes, me notën 8.4 siç njofton faqja e njohur sportive Sofa Score
24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar tetë ndeshje me klubin spanjoll.
Ai u huazua për një vit te Espanyoli nga Roma, në afatin kalimtar të verës.