3 lojtarë largohen nga grumbullimi, ndryshime në listën e Çekisë para ndeshjes me Shqipërinë

Futboll

3 lojtarë largohen nga grumbullimi, ndryshime në listën e Çekisë para ndeshjes me Shqipërinë

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 18:49
Lojetaret

Çekia do të përballet me Shqipërinë me 11 tetor, në kuadër të Nations League.

Trajneri i përfaqësueses çeke, Ivan Hasek ka bërë ndryshime në listë, për shkak të disa dëmtimeve.

Matej Rynesh, David Zima dhe Jaroslav Zelenji janë futbollistët që kanë qenë pjesë e listës fillestare, por nuk do jenë të grumbulluar. Tekniku Hasek ka thirrur në vend të tyre Milan Havel, Jan Boril dhe Robin Hranaç.

Çekia renditet në vendin e 3-të me 3 pikë në Group 1 të League B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat