Franca kritikon Mbappe, Deschamps e justifikon! Nuk dyshoj te përkushtimi i tij por…

Futboll

Franca kritikon Mbappe, Deschamps e justifikon! Nuk dyshoj te përkushtimi i tij por…

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 00:00
Mbappe

Mungesa e Kylian Mbappe në listën e Didier Deschamps te Franca për impenjimet në Ligën e Kombeve sigurisht që ngriti disa vetulla lart dhe solli kritika të ashpra.

Kapiteni i Francës sapo është rikuperuar nga një dëmtim dhe ishte mjaftueshëm i aftë fizikisht për te hyrë nga stoli pasi Real Madrid humbi 1-0 ndaj Lille në Champions League në mesjavë.

Pas atij momenti, Deschamps njoftoi skuadrën e tij, me një përjashtim të rëndësishëm Mbappe. Deschamps tha se vendimi është marrë në bashkëpunim me ish-sulmuesin e Paris Saint-Germain dhe klubin e tij aktual, Real Madrid. Megjithatë, ai shtoi se nuk dyshon në “përkushtimin” e kapitenit të tij karshi Les Bleus.

Ndërsa trajneri nuk dyshon te perkushtimi i Mbappe, sulmuesi është kritikuar shumë në median kombëtare dhe gjithashtu nga grupi kryesor i mbështetësve të Francës, Irresistibles Français, i cili tha se natyra e mosveprimit të tij ishte “jo normale, si kapiten”.

Ajo që ka shtuar më shumë pakënaqesinë është fakti se Mbappe luajti me Real Madrid gjithashtu në La Liga para pushimit ndërkombëtar, kundër Villarrealit. Ky aktivizim minon justifikimin për mungesën e Mbappe në skuadrën e Francës e cila e justifikoi se sulmuest i duhej kohë për t’u rikuperuar.

Në një intervistë, të postuar në YouTube të Federates Franceze te Futbollit, Deschamps reagoi keshtu ndaj polemikave. “Unë siguroj që në marrëdhëniet e mia me lojtarët të flas me ta. Sigurisht, gjëja më e rëndësishme për mua është interesi i lojtarit.

E di mirë se ai nuk do të shkojë kundër klubit të tij. Ai gjithashtu nuk dëshiron të shkojë kundër kombëtares së tij. Por në një moment, pas një diskutimi, ju duhet të privilegjoni interesin e lojtarit pa i vështirësuar gjërat”, tha Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat