Rikuperimi larg, Manaj rrezikon sfidat e nëntorit me Kombëtaren? Trajneri zbulon situatën e sulmuesit

Futboll

Rikuperimi larg, Manaj rrezikon sfidat e nëntorit me Kombëtaren? Trajneri zbulon situatën e sulmuesit

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 10:42
Rei Manajt

Kombëtarja shqiptare nuk do të ketë shërbimet e Rei Manajt për ndeshjet e muajit tetor. Por me sa duket, kjo gjë do të përsëritet edhe në nëntor.

Këtë e ka lënë të kuptohet trajneri i Sivasporit, Bylent Ujgun, pas humbjes së fundit me shifrat 3-2 të skuadrës përballë Goztepe. Duke folur për dëmtimet e shumta në radhët e ekipit të tij, ai foli në veçanti për Manajn:

Do të bëjmë maksimumin në ndërprerjen për kombëtaret dhe do të plotësojmë boshllëqet që kemi. Por, Rei Manaj nuk do të jetë me ne për një kohë të gjatë për shkak të dëmtimit që ka pësuar”, theksoi ai, duke bërë të qartë se për sulmuesin kuqezi duhej pritur ende.

Një situatë e cila mund të sjellë mungesën e tij edhe për ndeshjet e nëntorit të kuqezinjve dhe të lërë Shqipërinë pa shumë alternativa në sfidat e fundit vendimtare për ecurinë në Ligën e Kombeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat