Derbi me Tiranën

Futboll

Derbi me Tiranën

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:07
Dinamo

Java e 9-të e Superiores ka rezervuar një tjetër supersfidë.

Dinamo do të përplasë “brirët” me Tiranën më 19 tetor, takim shumë i rëndësishëm, ku fitorja vlen më shumë se 3 pikët.

“Blutë” janë një nga ekipet e momentit në kampionat dhe ndaj kryeqytetasve të Bledi Shkëmbit shkojnë pa ‘frikë” për të kërkuar një tjetër rezultat. Ilir Daja do të përgatisë në çdo detaj ekipin, ndërsa nuk do të mund të llogarisë shërbimet e një titullari.

Bakary Goudiaby ndaj Laçit u ndëshkua me karton të verdhë dhe në këtë mënyrë ka plotësuar numrin 4 të tyre. Senegalezi do të jetë i skualifikuar dhe Daja do të duhet të gjejë zëvendësuesin e tij në mesin e fushës.

Alternativ është Toli ta nisë nga minuta e parë, por edhe Dita. Ky i fundit rikthehet nga dëmtimi dhe mbetet të shihet deri në fund se si do të jetë gjendja e tij.

Aktualisht Dinamo pas 8 javëve kampionat i aka dalë të grumbullojë 14 pikë dhe ndodhet në vendin e 4-të në klasifikim. “Blutë” kanë 1 pikë më pak se Partizani që kryeson me 15 pikë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat