Maresca ul pritshmërinë

Futboll

Maresca ul pritshmërinë

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:24
Enzo Maresca

Sezoni 2024-2025 në Premier League ka nisur mirë për skuadrën e Chelsea, që aktualisht ndodhet në vendin e katërt me 4 fitore, 2 barazime e 1 humbje.

Gjithsesi, për trajnerin Enzo Maresca ekipi i Chelsea nuk është gati të konkurrojë me Manchester City dhe Arsenal për titullin.

Ai që ka shpërthyer këtë sezon për “blutë” e Londrës është Cole Palmer, që realizoi 4 gola në pjesën e parë në fitoren ndaj brighton, një rekords në Ligë. Trajneri Enzo Maresca kërkon të ulë euforinë dhe pritshmërinë si të djelmoshave të tij ashtu dhe të tifozëve.

“Unë nuk mendoj se mund të konkurrojmë me City dhe Arsenal. E them këtë sepse ne nuk jemi gati. Arsyeja është e thjeshtë: Manchester City po punon me të njëjtin trajner për nëntë vjet, Arsenali për pesë vjet. Pra, nëse dëshiron të konkurrosh për gjëra të rëndësishme të duhet ajo kohë”, tha Maresca.

“Unë jam te Chelsea prej tre muajsh dhe ky është një ndryshim i madh. Megjithatë, unë jam shumë i bindur se nuk mund të konkurrojmë me atë klub. Objektivi është të përmirësohemi dhe ngadalë-ngadalë t’u afrohemi atyre. Por ne nuk jemi në këtë moment gati për këtë”, tha trajneri italian i Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat