Nuk është i dekurajuar

Futboll

Nuk është i dekurajuar

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:38
Luis Enrique

Luis Enrique nuk është i dekurajuar apo shqetësuar nga kritikat që kanë ardhur së fundi në adresë së tij. PSZH e tij nuk është më në krye të Ligue 1 pas barazimit kundër Nicës, por trajneri spanjoll pranon verdiktin e fushës.

“Ne jemi ende në fillim të sezonit dhe ka qenë një fillim premtues. Më pëlqen ajo që shoh. Madje mendoj se kemi bërë një fillim të kampionatit shumë më të mirë se ai i sezonit të kaluar”, u shpreh për “L’Equipe” trajneri Luis Enrique..

“Rezultatet e fundit kanë ardhur pasi kemi bërë mjaft gabime në pasime, gjë që nuk është e zakontë për ne. Kemi humbur shumë pasime të lehta, situata që normalisht i menaxhojmë mirë”, u shpreh trajneri Enrique.

“Unë jam krenar nga skuadra, pasi arrin të reagojë mirë pavarësisht nga gabimet që bën. Jam krenar për frymën që tregojmë në fushë”, tha Enrike.

“Notat? Ato jepen në fund të sezonit. Kur të përfundojë sezoni do të shohim. E rëndësishme është të fitojmë kampionatin dhe të jemi në garë për të gjithë titujt”, tha Luis Enrique..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat