Situata te Bayern Munihu nuk është aq e qetë

Futboll

Situata te Bayern Munihu nuk është aq e qetë

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:40
Bayern Munihu

Situata te Bayern Munihu nuk është aq e qetë për sa i përket frontit të dëmtimeve. Pas pushimit për shkak të grumbullimit të lojtarëve për ekipet kombëtare, disa prej futbollistëve u detyruan të qëndrojnë në Munih për shkak të problemeve fizike.

Mes tyre janë edhe Dajot Upamekano e Matis Tel, të dy lojtarë që luajnë për Francën. Ndërkohë që, ende pa pasiguri për sa i përket gjendjes së qendërsulmuesit anglez Hari Kejn, për të cilin priten teste të plota në kombëtare.

Stafi mjekësor i Bajernit ka zbuluar se Dajot Upamekano ka një tendosje në kofshë pas ndeshjes së fundit Bundesliga kundër Aintraht Frankfurt. Ndërsa sulmuesi Matis Tel ka një problem me shpatullën.

Si masë paraprake dhe pas konsultimit me Federatën përkatëse, të dy nuk u bashkuan me kombëtaren. Ndërsa Hari Kejn, i zëvendësuar gjatë ndeshjes, do të kryejë një ekzaminim tjetër nga stafi mjekësor i kombëtares angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat