Ardian Ismajli në formacionin e muajit shtator në top pesë ligat evropiane

Futboll

Ardian Ismajli në formacionin e muajit shtator në top pesë ligat evropiane

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:42
Ardian Ismajli

Ardian Ismajli mund të quhet lojtari shqiptar më në formë, së paku në fillim të sezonit 2024/25 në top ligat evropiane.

Qendërmbrojtësi shqiptar ka pasur paraqitje fantastike me Empolin në shtatë xhirot e para në Serie A, ku vetëm këtë vikend që lamë pas ka pësuar humbjen e parë.

Reprezentuesi i Shqipërisë thuajse çdo javë ka qenë pjesë e formacionit të javës në Serie A pas paraqitjeve fantastike.

Por tani Ismajli është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, pasi ka zënë vend në formacionin më të mirë të muajit shtator në top pesë ligat evropiane nga WhoScored.

28-vjeçari është vlerësuar me notë 7,62 dhe ndodhet në qendër të mbrojtjes.

Së bashku me Ismajlin në mbrojtje janë edhe Clauss i Nices, Vivian i Athletic Bilbao dhe Theo Hernandez i Milanit, derisa në portë është Rulli i Marseilles.

Lamine Yamal dhe Rafael Leao janë në krahë, derisa në qendër të mesfushës është argjentinasi Lo Celso dhe McNeil i Evertonit.

Ndërkohë dyshja e sulmit vije nga Bundesliga me Harry Kane dhe Marmoush i Eintracht Frankfurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat