Makelele largohet pas vetëm tre javësh nga Asteras Tripolis

Futboll

Makelele largohet pas vetëm tre javësh nga Asteras Tripolis

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 11:57
Makelele 

Ish-mesfushori i njohur francez Klod Makélélé ka dhënë dorëhqejen nga posti i trajerit të klubit grek Asteras Tripolis edhe pse kishte vetëm tri javë në këtë detyrë.

Vendimi i francezit ka suprizuar jo pak ambientin e futbollit helen, i cili nuk mendonte kurrë se trajneri do të merrte këtë vendim drastik.

51-vjeçarit, i cili nuk kishte humbur asnjë nga tri takimet, tha: “Më premtuan kontroll të plotë mbi skuadrën duke më siguruar se të gjitha vendimet mbi ekipin më përkisnin vetëm mua, por nuk ka qenë kështu.

Transferimet e lojtarëve i kanë bërë ata dhe për mua nuk ka problem ashtu siç nuk do të ishte problem fakti se mund të më shkarkonin për shkak të mungesës së rezultateve. Por nuk toleroj një fakt, kur duan që të më diktojnë formacionin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat