Gjatë një miqësoreje mes Komos dhe Uolves në Marbeja të Spanjës, mbrojtësi italian Marko Kurto ka komentuar me qëllim për ta ofenduar sulmuesin e skuadrës angleze Huang Hee-Çan duke i thënë “Jackie Chan”.
Komenti i italianit nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga FIFA, e cila e ka pezulluar për plot 10 ndeshje.
Momentalisht Kurto aktivizohet në formë huazimi te Çezena.
Klubi i Komos, i cili zotëron kartonin e lojtarit, ka akuzuar Uolvesin se ka egzagjëruar ndodhinë. “Injorojeni djema, ai mendon se është Jackie Chan”, ka qenë fraza e thënë nga Kurto duke iu referuar prejardhjes koreano-jugore të Huang Hee-Çan.