Shkëlqen portieri i Shkëndijës së Haraçinës, 450 minuta pa pësuar gol

Futboll

Shkëlqen portieri i Shkëndijës së Haraçinës, 450 minuta pa pësuar gol

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 12:40
Portieri Burhan Mustafa

Portieri Burhan Mustafa në këtë edicion po shkëlqen tek skuadra e Shkëndija nga Haraçina, lidere e Ligës së Tretë-Veri me 12 pikë nga katër ndeshje të zhvilluara deri më tani.

34-vjecari, i cili është edhe kapiten i ekipit, ka bërë 5 paraqitje shumë të mira, katër në kampionat dhe një në kupë të Maqedonisë.

Mustafa ka treguar një formë shumë të mirë, duke mos pësuar gol në takimet kampionale me BvK-ën në Konjare (0-2), Bashkimin në Luboten (0-2), GFK Kumanovën në Hasanbeg Arena (6-0) dhe Pcinjën si mysafirë (0-3), si dhe në ndeshjen e parë të kupës kundër Rabotnickit, lider i Ligës së parë, 2-0 në Hasanbeg Arena.

Derisa ai dhe reparti defensiv i Shkëndijës në të gjitha këto ndeshje nuk ka pranuar asnjë gol, sulmuesit kuqezi kanë shënuar plotë 13 gola dhe me meritë janë në pozitën e parë të ligës së tretë-Veri, duke qenë kështu pretendent për në balotazh për plotësimin e Ligës së dytë.

Mustafa për Open-TV ka deklaruar se do kërkojë ta mbajë të paprekur portën e tij edhe në sfidën e radhës ndaj Kadinos si vendës dhe në takimet e tjerat në vazhdim.

Ai falënderon edhe bashkëlojtarët e tjerë, sidomos ata të mbrojtjes, që po i ndihmojnë në masë të madhe që porta e tij të mos rrezikohet nga skuadrat kundërshtare.

Portieri nga Shkupi ndihet i lumtur me këto paraqitje dhe shpreson që të vazhdojë kështu, duke treguar se me punë arrihet suksesi.

Ndryshe, Burhan Mustafa te Shkëndija erdhi nga skuadra e ligës së Parë, Voska Sport nga Ohri, para fillimit të sezonit të ri garues, si një prej përforcimeve më të mëdha që solli kryesia e klubit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat