Askush si Skënderbeu i Porojit

Futboll

Askush si Skënderbeu i Porojit

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 12:41
KF Skënderbeu nga Poroji

KF Skënderbeu nga Poroji e ka mposhtur KF Rrufejën me rezultat 2-0, për ta regjistruar fitoren e katërt radhazi në ligën komunale futbollistike të Tetovës.

Golat i kanë shënuar: Erblin Shaqiri dhe Amir Osmani. Deri tani Poroji ka mposhtur edhe Hajdukun në Tearcë 0-4, Pirokun në Skënderbeu Arena 2-1 dhe Besën nga Çellopeku 0-1.

Porojasit janë të vetmit deri tani me bilanc të 100%, pasi i kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura.

Në tabelën e klasifikimit, pas javës së 4-t, Poroji ka tubuar 12 pikë maksimale dhe me golaverazh fantastik 9-1, e ndjekur nga Jehona e Përshevcit me 10 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat