Donço erdhi për t’i përshëndetur dhe motiviuar reprezentuesit, e përqafoi Bardhin

Futboll

Donço erdhi për t’i përshëndetur dhe motiviuar reprezentuesit, e përqafoi Bardhin

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 12:42
Donço e Bardhi

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut në futboll sot paradite zhvilloi stërvitjen e fundit para nisjes për në Riga.

Në stërvitje për t’i përshëndetur lojtarët dhe stafin e trajnerëve dhe veçanërisht për t’i motivuar ata kishte ardhur ishseleksionuesi Andon Doncevski, i cili jeton në Australinë e largët.

“Çiçko” Donço iu ka thënë futbollistëve se ata janë heronj të Maqedonisë dhe se pritet të fitojnë dhe ta gëzojnë popullin maqedonas.

Ai e kishte përqafuar kapitenin, Enis Bardhi.

Maqedonia e Veriut në ciklin e tetorit në Ligën e Kombeve ka dy udhëtime, më 10 tetor ndaj Letonisë në Riga dhe tri ditë më pas kundër Armenisë në Erevan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat