Trajkovski do të mungojë në ndeshjet kundër Letonisë dhe Armenisë

Futboll

Trajkovski do të mungojë në ndeshjet kundër Letonisë dhe Armenisë

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 12:52
Aleksandar Trajkovski e Enis Bardhi

Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Aleksandar Trajkovski nuk është i gatshëm për të dhënë maksimumin, ashtu që nuk do të jetë pjesë e përgatitjeve të kombëtares A të Maqedonisë për ndeshjet kundër Letonisë dhe Armenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Klubi kroat përmes një njoftimi zyrtar nga ekipi mjekësor ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të Aleksandar Trajkovskit.

Reprezentuesi maqedonas tash e sa kohë ka problem me muskulin e këmbës, tendosje që e pengon të jetë konkurrues për të zhvilluar ndeshje si në nivel të klubit, ashtu edhe për ekipin përfaqësues.

E pasigurt është edhe paraqitja e Darko Çurlinov për dy ndeshjet kundër Letonisë dhe Armenisë për shkak të tendosjes së muskujve të këmbës.

Çurlinov u lëndua në ndeshjen e mbrëmshme të Jagiellonisë kundër Legias në kampionatin polak.

Deri në këtë moment, stafi teknik i përfaqësueses futbollistike të vendit nuk nuk do të bëjë thirrje shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat