Pogba do të kthehet qysh në nëntor

Futboll

Pogba do të kthehet qysh në nëntor

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 13:00
Paul Pogba

Në pritje të ndeshjes zyrtare pas suspendimit për doping, Paul Pogba do të kthehet në fushën e blertë në fund të nëntorit.

31 vjeçari në fakt do të luajë në një ndeshje miqësore që do të luhet në Dubai: bëhet fjalë për Kings Cup, një event i cili do t’i shohë protagonistë legjendat e futbollit, fitues të Botërorit dhe të Ligës së Kampionëve.

Me Pogban do të jenë edhe John Terry, Roberto Carlos, David Villa, Michel Owen, Marouane Fellaini, Edgar Davids, Paul Scholes, Theo Walcott, Blaise Matuidi e David Silva.

Kjo ndeshje do të luhet më 30 nëntor në stadiumin “Al Maktoum”.

Sipas mediumit britanik “Daily Mail”, Pogba do t’i zhvillojë vetëm 30 minuta, në secilën pjesë nga 15, përcjell “Gazeta Express”.

Si Roberto Carlos, ai do ta veshë një fanellë speciale dhe në lojë nuk do të përdoren kartonët e verdhë, të kuq dhe nuk do të mundë të sinjalizohet pozicion jashtë loje.

Ky rikthim zyrtar në fushën e blertë arrin pas formalizimit të reduktimit të suspendimit të tij për doping nga katër vjet në 18 muaj nga ana e Tribunalit të Arbitrazhit të Sportit (CAS).

Kampioni i botës në vitin 2018 ishte suspenduar në shkurt të vitit 2024 për shkak të thyerjes së rregullave të antidopingut pas një testi pozitiv që rezultoi në gusht të vitit 2023 pas ndeshjes mes Juventusit e Udineses.

Pas vendimit të TAS, Pogba pritet të rikthehet në fushën e blertë më 11 ose më 12 mars të vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat