Juventusi ka konfirmuar se Gleison Bremer iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në gju në Lyon këtë mëngjes. Braziliani lëndoi ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të majtë
“Gleison Bremer iu nënshtrua një operacioni këtë mëngjes për të rindërtuar ligamentin e kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të majtë. Operacioni, i cili u krye në Hôpital Privé Jean Mermoz në Lyon nga Dr Sonnery-Cottet në prani të drejtorit mjekësor të Juventusit, Dr Luca Stefanini, u konsiderua i suksesshëm", thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.
“Lojtari do të fillojë procesin e tij të rehabilitimit në ditët në vijim, me synimin për të rifilluar aktivitetin në stërvitje”, thuhet më tutje në deklaratë.
Qendërmbrojtësi brazilian kishte pësuar një dëmtim të ligamentit në gjurin e tij të majtë javën e kaluar, në minutat e para të një ndeshjeje së Champions League kundër RB Leipzig.
Juventusi nuk e ka konfirmuar zyrtarisht kohën e rikuperimit të tij, por disa burime në Itali pohojnë se braziliani do të detyrohet të largohet nga fusha për të paktën gjashtë muaj.