Barcelona synon të luajë që këtë vit në “shtëpinë” e re

Futboll

Barcelona synon të luajë që këtë vit në “shtëpinë” e re

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 14:37
Stadiumi

Puna vazhdon intensivisht për rinovimin e stadiumit “Camp Nou”. 

Shtëpia e Barcelonës duhet të jetë gati së shpejti, siç konfirmoi Elena Fort, nënpresidente e klubit “blaugrana” dhe numri 1 i “Espai Barça”.

Ky është projekti që përfshin rindërtimin e të gjitha ambienteve të klubit sportiv. Për momentin, gjatë punimeve në “Camp Nou”, ekipi i trajnerit Hansi Flick është i detyruar të përdorë stadiumin olimpik “Montjuïc.

Gjithsesi, Barcelona pritet të kthehet në shtëpinë e saj para fundit të vitit 2024, çka do të ishte një lajm i shkëlqyer për tifozët.

“Ne po punojmë për t’u rikthyer në fund të vitit, por ka shumë faktorë në lojë. Dita e saktë mund të ndryshojë“, shpjegoi Elena Fort gjatë një konference orët e fundit.

Fillimisht, “Camo Nou” do të hapë vetëm 62,000 vende për tifozët ose dy të tretat e kapacitetit të stadiumit të rinovuar plotësisht, i cili do të ketë 105,000 vende. Përfundimi përfundimtar i punimeve është planifikuar për në qershor 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat