Stadiumi ‘Duboçica” në Serbi, e pret Granit Xhakën! Media serbe e pranon një fakt

Futboll

Stadiumi ‘Duboçica” në Serbi, e pret Granit Xhakën! Media serbe e pranon një fakt

Nga: K.Goca Më: 8 tetor 2024 Në ora: 14:48
Granit Xhaka në veprim

Fundjava pritet me kureshtje të madhe nga dashamirët e futbollit, ku spikasin shumë ndeshje interesante në Ligën e Kombeve, ndër to edhe ballafaqimi mes Serbisë dhe Zvicrës së kapitenit Granit Xhaka.

Dueli në Leskovc të Serbisë do të luhet të shtunën në orën 20.45. 

“Serbia do të ketë mbështetjen e rreth 8 mijë shikuesve në stadiumin ‘Duboçica’”, shkruan mediumi serb “Kurir”.

“Një faktor tjetër i rëndësishëm në ndeshjen e ardhshme është edhe Zvicra. 

Kjo kombëtare i shkaktoi Serbisë dy disfata jashtëzakonisht të rënda në garat e mëhershme dhe të mëdha dhe nëse i humbim për herë të tretë do të jetë nokaut.

Krahas gjithë kësaj disa futbollistë zviceranë provokuan disa herë, kështu që erdhi momenti për të treguar reagimin e skuadrës dhe për të fituar Zvicrën.

Askush nuk po kërkon nga futbollistët dhe Piksi të fitojnë Spanjën apo Anglinë, por nëse nuk mundemi as Danimarkën (dy herë), as Slloveninë dhe as Zvicrën, atëherë është e qartë se diçka nuk është në rregull”, ka shkruar më tutje ky medium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat