Yaya Toure injoron Messin

Futboll

Yaya Toure injoron Messin

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 14:56
Yaya Toure

Yaya Toure ka zgjedhur Andres Iniesta në vend të Lionel Messit si ish-shokun e tij më të mirë të skuadrës te Barcelona.

Ish-mesfushori pohoi se spanjolli, i cili njoftoi tërheqjen e tij këtë javë, ishte edhe më i mirë se Xavi.

Toure deklaroi se ndërsa Messi dhe Xavi ishin lojtarë të mëdhenj, Iniesta kishte diçka ndryshe dhe ishte një kënaqësi për të që luante me të. Ai i tha GOAL:

“Messi ishte i madh, Iniesta ishte i mirë, Xavi ishte i mrekullueshëm, por unë do të them Iniesta.

Ai kishte diçka ndryshe. Të luaja me të, wow! Ishte diçka tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat