​FFK dhe komuna e Gjakovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Futboll

​FFK dhe komuna e Gjakovës nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka takuar kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Qëllimi i këtij takimi ishte dakordimi për nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit për përmirësimin e infrastrukturës sportive në këtë komunë, me fokus të veçantë në ndërtimin e një fushe stërvitore.

Gjatë takimit, presidenti Ademi theksoi rëndësinë e përkrahjes që FFK i ofron të gjitha komunave për zhvillimin e sportit, veçanërisht të futbollit. Ai vuri në dukje se Gjakova ka një rëndësi të veçantë për shkak të zhvillimit të shpejtë të infrastrukturës sportive në këtë rajon, e veçmas stadiumit të qytetit, që po ndërtohet me ritëm të shpejtë dhe do t’i plotësojë standardet evropiane.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është një hap tjetër përpara në procesin e rregullimit të fushës të re stërvitore, e cila do t’i shërbejë komunitetit të futbollit në këtë komunë dhe do të ndihmojë në krijimin e kushteve më të mira për klubet kësaj treve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat