Bastoni: Po shpenzojmë shumë energji

Futboll

Bastoni: Po shpenzojmë shumë energji

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 15:23
Alesandro Bastoni

Alesandro Bastoni ishte një nga lojtarët më të mirë në fitoren e Interit kundër Torinos, duke u shndërruar në një asistmen.

Tashmë nuk ka dilema për cilësitë e tij në aspektin sulmues, por vetë lojtari thotë që ekipi duhet që të punojë më shumë në këtë aspekt.

“Kemi pësuar shumë gola dhe ky është problemi kryesor që kemi.

Duke luajtur kaq shumë ndeshje duhet që t’i mbyllim sa më shpejt në mënyrë që të kursejmë edhe energji.

Duhet të punojmë për t’i përmirësuar këto momente që ‘fikemi’ në fushë dhe t’i sigurojmë fitoret shumë shpejt.

Pësuam një penallti 5 minuta nga fundi dhe në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne që nga sezoni i kaluar kemi mësuar që nuk duhet t’i nënvlerësojmë kundërshtarët”, ka thënë Bastoni. Ai u pyet edhe për ecurinë pozitive të Turamit.

“Duhet të pyesni atë se çfarë ka ndryshuar. Që sezonin e kaluar ne e kuptuam kualitetin e tij. Në këtë sezon është përmirësuar edhe në aspektin e finalizimit të aksioneve që vjet i mungoi disi. Jemi duke e shijuar një lojtar të jashtëzakonshëm”, përfundoi mbrojtësi italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat