Messi me fjalë të mëdha për Iniestan

Futboll

Messi me fjalë të mëdha për Iniestan

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 15:26
Messi e Iniesta

Andres Iniesta vendosi të pensionohet përfundimisht nga futbolli duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme.

Legjenda spanjolle luajti në kohërat më të arta në Barcelonës, me të cilën fitoi gjithçka që është e mundshme.

E ish-përfaqësuesi spanjoll e kishte fatin të luante së bashku me atë që konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messin.

Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë fjalë të mëdha për kampionin e Evropës dhe të Botës me Spanjën, me të cilin i ndau momentet më të mira të karrierës.

“Njëri prej bashkëlojtarëve më magjikë dhe njëri prej atyre me të cilët e kam shijuar më së shumti lojën e futbollit.

T’i uroj krejt të mirat gjithmonë, je një fenomen. Do t’i mungosh topit”, shkroi Messi.

40 vjeçari së fundmi luajti në ekipin Emirates FC, ndërsa paraprakisht ishte rritur tek Barcelona, ku kishte luajtur deri në vitin 2018, kur edhe ishte transferuar tek ekipi japonez, Vissel Kobe, ku luajti për 5 vjet.

Iniesta konsiderohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të futbollit.

Me pensionimin e tij, bota e futbollit nuk do të jetë më e njëjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat